Sot Esnafi vizitoi kafenet e Çarshisë në rrugen “Salih Asim”. Vizita filloi nga “fajtori” lokali Mon Frere, pasi pikërisht kjo kafene ishte e para që nxiti ngjalljen e kësaj rruge. Pastaj vizituam kafen Cunda dhe kafen Cuba. Gjithashtu në këtë rrugë janë në pregaditje edhe disa lokale të tjera të cilat priten të hapen së shpejti.
Është një privilegj të kemi kafene të tilla ne Çarshinë tonë dhe duhet të bëjmë cdo gjë që qe mundemi për ti përkrahur ato, duke filluar nga ndriçmi i rrugës, të cilen do ta realizojmë së shpejti.