XHAMIA E MUSTAFA PASHËS

Xhamia e Mustafa Pashës – E ndërtuar nga Mustafa Pasha në shekullin 16, e cila josh me bukurinë dhe madhësinë e saj, por edhe me tyrben në përbërje të xhamisë në të cilën është varrosur Mustafa Pasha. Kohë më parë e restaruar, edhe sot e ka funksionin e saj fetar, por edhe tërheq një numër…

BEZISTENI

Bezisteni – Bërthama e parë dhe më e vjetër në Çarshinë e Vjetër, ashtu siç është rasti me çarshitë tjera të tipit oriental, ka qenë rreth Bezistenit. Bezisteni, është qendër tregtare që përbëhet me dyqane të ndërtuara dhe mes vete të ndara me rrugica dhe sokaqe, ka qenë i mbuluar dhe gjatë mbrëmjet është mbylluar…

HAMAMI I DAUT PASHËS

Hamami i Daut Pashës – Tërësi profane arkitektonike islame e ndërtuar nga Veziri i madh Daut Pasha në shekullin 15. Në fillim e shfrytëzuar si harem i pashait më vonë e ndërron dedikimin dhe bëhet banjo publike. Sot, ky hamam turk është shndërruar në Galeri Kombëtare të Artit dhe ndodhet në hyrjen jugore të çarshisë.

KURSHUMLI HANI

Kurshumli Hani – I ndërtuar në shekullin 15 me funksion të karvan sarajit për tregtarët dhe furnizuesit të cilët kanë ardhur në çarshi për ofrim dhe blerje të mallrave tregtarë. Në vitin 1878 është ridedikuar në burg. Sot, ky han turk është shndërruar në Lapidarium (ekspozitë e koleksioneve të përmendoreve nga guri) në përbërje të…

ÇIFTE HAMAMI

Çifte Hamami – I ndërtuar në mes të shekullit 15 nga Isa Beu, ka poseduar banjë të dyfishtë (çift – çift) për banjë të ndarë për meshkuj dhe femra. Këtë funksion ai e ka mbajtur më së gjati në hapësirat gjeografike të Evropës. Sot në hamam është vendosur Galeria Kombëtare e Artit.

SULI HANI

Suli Hani – Kjo tërësi arkitektonike përshtypëse daton nga shekulli 15. Ndodhet në pjesën qendrore të Çarshisë së Vjetër dhe sot shfrytëzohet si qendër për Akademinë e Arteve figurative.

XHAMIA E MURAT PASHËS

Xhamia e Murat Pashës – Ndodhet në mes të çarshisë, përballë Çifte Hamamit, më vonë e mbindërtuar me fontanë në hyrje të xhamisë dhe me elemente të stilit barok.

KAPAN HANI

Kapan Hani – I ndërtuar nga udhëheqësi i famshëm luftarak Isa Beu në mes të shekullit 15, me funksion të karvan – sarajit klasik dhe depot të madhe të mallrave, me dy hyrje të vendosura në jug dhe veri të hanit, dhe ndodhet në një nga pjesët më qarkulluese të çarshisë qendror. Përskaj murit të…

KISHA “SHËN SPAS”

Kisha “Shën Spas“ – E ndërtuar në shekullin 17, deri në mes e groposur në tokë, mbi themelet e një kishe edhe më të vjetër krishtere. Nga jashtë me pamje modeste, ajo rrezaton me brendësinë e saj dhe me ikonat e saj prej druri. Në oborrin e saj janë të varrosur edhe eshtrat e revolucionarit…