ESNAFI i Çarshisë së vjetër sot realizuan takim me Delegacionin e Odës Ekonomike të Maqedonisë – Turqisë (MATTO), i udhëhequr nga kryetari Ajdovan Ademoski, me qëllim të dorëzimit të mjeteve financiare të mbledhura nga Esnafi i Çarshisë së vjetër për rajonin e prekur nga tërmeti i 6 shkurtit të vitit 2023 në Turqi.
Për shkak të tërmetit katastrofik që goditi Republikën e Turqisë, ku pati humbje të mëdha në njerëz, qytetarë të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale, Esnafi i Çarshisë së vjetër filloi me aksion per mbeldhjen e mjeteve financiare per rajonin e prekur nga tërmeti, por pastaj pasi kuptuam që Oda Ekonomike e Turqisë dhe Maqedonisë (MATTO) do të ndërtojë shkollë të re në vendin e shkollës së rrënuar në rajonin e Malatias, Republika e Turqisë, Esnafi vendosi qe te gjitha mjetet e mbledhura të dorzohen ne MATTO. Shuma totale e mjeteve financiare të mbledhura nga Esnafi është 35700 euro.