Sot kryetari i ESNAFIT të Çarshisë së Shkupit, z.Bujar Dullovi së bashku me antarët e tjerë të kryesisë, realizoi takim me zv. Ministrin e Kulturës, z.Daim Luçi.
Në takimin, i cili u zhvillua në një atmosferë miqësore u bisedua për çështje të ndryshme si dhe mundësi bashkëpunimi në vazhdim. Gjithashtu kishim rastin t’ia përcjellim zv. ministrit problemet dhe kërkesat tona.
E falënderojmë për mikëpritjen dhe i urojmë suksese në punën e tij.