Gjatë ditës së sotme kishim nderin dhe kënaqësine që çarshinë e vizituan z.Zoran Gjorgiev, drejtori gjeneral i SH.A. “Ndërtim dhe menaxhim i hapësirës banuese dhe biznesore me rëndësi për Republikën”, e njohur si SIZ, së bashku me kryetarin e bordit të po të njejtes shoqatë, z.Muhamed Lamallarin.
Gjatë bisedës ramë dakord për bashkëpunim të ndërsjellt në lidhje me dyqanet e Çarshisë me gjëra të cilat do të ndikojnë në rivitalizimin e Çarshisë.