Esnafi i Çarshisë së vjetër realizoi një takim miqësorë me ESNAF-in e Prizrenit.
Nje takim mjaft i frytshëm gjatë të cilit kryetari Varis Xhejlani së bashku me bordin e tij ndau me ne eksperiencat e tyre si organizat, poashtu këshilla se si te konsolidohemi në revitalizimin dhe ngjalljen e jetës në çarshi si dhe avansimin e bizneseve. Gjatë takimit u bisedua për mundësi bashkpunimi në një të ardhme të afërt në mes dy organizatave.