Sot në Çarshi kishim zv.drejtorin e Higjienës Komunale z. Vullnet Sela, me cilin biseduam për Çështjen e pastërtisë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ku për shumë esnaf dhe dyqanxhi paraqet problem të kamotshëm pasi bërlloku në Çarshi krijon pamje të zymtë për turistët dhe vizitorët.
Nga zv.drejtori morrëm mbeshtje që do të angazhohen edhe më tepër punjonësit e higjienës komunale për pastrimin e çarshisë pasi Çarshia e Vjetër padyshim se është pasuri e përbashkët dhe e njejta duhet të mirëmbahet sikur nga Higjiena komunale ashtu edhe nga qytetarët.