ÇIFTE HAMAMI

Çifte Hamami – I ndërtuar në mes të shekullit 15 nga Isa Beu, ka poseduar banjë të dyfishtë (çift – çift) për banjë të ndarë për meshkuj dhe femra. Këtë funksion ai e ka mbajtur më së gjati në hapësirat gjeografike të Evropës. Sot në hamam është vendosur Galeria Kombëtare e Artit.

HAMAMI I DAUT PASHËS

Hamami i Daut Pashës – Tërësi profane arkitektonike islame e ndërtuar nga Veziri i madh Daut Pasha në shekullin 15. Në fillim e shfrytëzuar si harem i pashait më vonë e ndërron dedikimin dhe bëhet banjo publike. Sot, ky hamam turk është shndërruar në Galeri Kombëtare të Artit dhe ndodhet në hyrjen jugore të çarshisë.

KAPAN HANI

Kapan Hani – I ndërtuar nga udhëheqësi i famshëm luftarak Isa Beu në mes të shekullit 15, me funksion të karvan – sarajit klasik dhe depot të madhe të mallrave, me dy hyrje të vendosura në jug dhe veri të hanit, dhe ndodhet në një nga pjesët më qarkulluese të çarshisë qendror. Përskaj murit të…

KURSHUMLI HANI

Kurshumli Hani – I ndërtuar në shekullin 15 me funksion të karvan sarajit për tregtarët dhe furnizuesit të cilët kanë ardhur në çarshi për ofrim dhe blerje të mallrave tregtarë. Në vitin 1878 është ridedikuar në burg. Sot, ky han turk është shndërruar në Lapidarium (ekspozitë e koleksioneve të përmendoreve nga guri) në përbërje të…

SULI HANI

Suli Hani – Kjo tërësi arkitektonike përshtypëse daton nga shekulli 15. Ndodhet në pjesën qendrore të Çarshisë së Vjetër dhe sot shfrytëzohet si qendër për Akademinë e Arteve figurative.